Shqipëria

Rama, pas heqjes së veto-s: BE-ja duhet të veprojë shpejt


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi pas heqjes së veto-s nga parlamenti bullgar se Bashkimi Evropian duhet të veprojë shpejt.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i qeverisë, duke cituar statusin e tij në Twitter.

Referuar vendimit të parlamentit, kryeministri zhvilloi një telefonatë me kryetarin e partisë bullgare GERB, Boyko Borissov.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament!”, shkruan fillimisht Rama.

Sipas tij, Borissov u tregua mik dhe lider i vërtetë.

“Partia e tij GERB dhe partitë e tjera shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së!”, thekson kryeministri shqiptar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore