Shqipëria

Rama pajtohet me Yuri Kim për ‘reformën’ por jo për ‘drejtësinë’


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një sqarim lidhur me deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, për reformën në drejtësi dhe SPAK-un.

“Jam shumë dakord me këtë (deklaratën e ambasadores – AP) pikë për pikë thjesht adresa është gabim se nuk jam unë ky që them se drejtësia po gabon se po vjen te ana ime. Unë po them që si po vjen në anën tonë të shkojë dhe në anën tjetër, ne duam drejtësi 360 gradë”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se po flet për ndërhyrje, jo për presion.

“Këtë mua nuk ma thotë dot askush as anglisht, as shqip, as gjermanisht fare”, shtoi kryeministri.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, do të shprehte vlerësimin për suksesin e Reformës në Drejtësi krahas apelit për të qenë brenda standardeve.

Sipas saj, Reforma në Drejtësi ka qenë e suksesshme teksa ka pasur të nevojshme një shkëputje nga “drejtësia e së shkuarës”. E gjitha si një nevojë për të qenë në një vijë me standardet e Bashkimit Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore