Shqipëria

Rama: Nuk mund të dhurojmë vaksina për Kosovën


“Për shkak të rregullave të forta të vendosura nga Pfizer-i, nuk mund të ndihmojmë asnjë shtet me vaksina”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se kanë ardhur në Shqipëri 1 mijë e 170 dozat e para nga kompania amerikane. Brenda muajit ndërkohë, do të vijnë edhe mbi 40 mijë të tjera.

Përsa i përket ndihmës që do t’i jepej Kosovës me vaksina, Rama ka deklaruar se për këtë çast është e pamundur. Gjithsesi, 50 mjekë kosovarë do të vijnë të vaksinohen në Tiranë. Ky sipas Ramës, është një premtim i mbajtur për sistemin shëndetësor të vendit fqinj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore