Zgjedhjet në Shqipëri

Rama nis ditën me investimet në Berat: I rikthehet dinjiteti qytetit historik


Rama nis ditën me investimet në Berat: I rikthehet dinjiteti qytetit historik

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një video nga qyteti i Beratit.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë përmbledhje të asaj që Rilindja Urbane ka bërë për të ruajtur e zhvilluar më tej vlerat e Beratit, ju uroj ditë të mbarë”.

Në video janë disa sipërmarrës në Berat. Prej tyre, ka edhe nga ata të rikthyer nga emigracioni për të zhvilluar aktivitetet në qytetin e “një mbi një dritareve”.

Sipas videos, në vëmendje të Rilindjes Urbane kanë qenë 18 projekte me vlerë 10.6 milionë euro. Këto kanë zhvilluar potencialin e qytetit, duke e bërë nxitës të zhvillimit ekonomik në vend.

Ndër projektet e përmendura, janë shëtitorja dhe sheshi kryesor i Beratit. Më parë, i tejmbushur nga makinat. Sot, një zonë e kushtuar krejtësisht këmbësorëve.

Nga shifrat e publikuara aty, bie në sy se Berati ka trefishuar numrin e turistëve vjetorë. Nga 39 mijë në vij në 150 mijë në vit. Turizmi është një nga elementët kyç për ekonominë e Beratit.

Janë 75 sipërmarrje të reja në shëtitoren e qytetit sipas videos. Këto kanë mundësuar punësimin e mbi 200 të rinjve të qytetit të vjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore