Shqipëria

Rama në Shijak: Ka njerëz që punojnë e nuk flenë gjumë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, vizituan Shijakun për të inspektuar punimet në kuadër të rindërtimit.

“Ka përfunduar ndërtimi i kopshtit të Shijakut. Janë në proces 160 objekte arsimore, më shumë se sa janë ndërtuar në 30 vite në të gjithë Shqipërinë. Përpos objekteve arsimore ka filluar dhe rindërtimi i pallateve me orë të zgjatura. Po bëhet infrastruktura e re e ujësjellësit. I gjithë Shijaku është kthyer në një kantier ndërtimi”.

Do të ndërtohen 21 pallate, me një sipërfaqe ndërtimi 21 mijë metra katrorë, brenda muajit shtator. Familjet që po i rindërtohen shtëpitë, po trajtohen me bonus qiraje. Shkolla nëntë vjeçare “Lidhja e Prizrenit”  po rindërtohet brenda afateve. Shkolla do të jetë e përfunduar brenda muajit shkurt.

U bë me dije se ka përfunduar 50% e punës në infrastrukturë. Banesat kolektive do të jenë gati për gjashtë  muaj nga dita e parë që nisin. Po ndërtohet një lagje e re me 20 pallate. Falë rindërtimit janë hapur shumë vende pune. Firma ka shtuar kapacitetin me 20 vende më shumë.

Nuk munguan as thumbimet për Lulzim Bashën nga ana e kryeministrit. “Ka dhe njerëz që punojnë, jo si Basha që fle gjumë”.

Rama shpërndan banesat e para në Gjepalaj

Janë shpërndarë banesat e para të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Gjepalaj të Shijakut.Çelësat e shtëpive, ja ka dorëzuar banorëve vetë kryeministri, Edi Rama.

“Kur hapet dera e një shtëpie të re, i merr era të gjitha llafet pa bereqet të politikës dhe të medias”, shkruan Rama në Facebook. Zona e Shijakut ka qenë ndër më të dëmtuarat nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore