Shqipëria

Rama: sezoni i ardhshëm, turizëm i plotë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte në Aeroportin “Nënë Tereza” ku bëri publike mbërritjen e 15 mijë e 210 dozave të vaksinave Pfizer.

Ai deklaroi që Pfizer ka premtuar edhe 30 mijë doza të tjera në muajin prill. Dhe kështu do vazhdojë procesi i shpërndarjes pa shkëputje.

Gjithashtu kryeministri nënvizoi se do të vijnë edhe 14 mije doza të vaksinës AstraZeneca përmes Covax brenda muajit mars.

Ai tha se ishte shumë besimplotë që shumë shpejt do të fillojë vaksinimi intensiv.

Sezoni i ardhshëm turistik do të jetë me infektime në renie drastike, shprehu ai.
Qëllimi, sipas Ramës është që në sezonin turistik, Shqipëria të jetë e hapur për këdo që do të vijë.

Kjo është një luftë e madhe tregtare që zhvillohet ditën dhe natën dhe ne nuk jemi mbrapa askujt, deklaroi Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore