Shqipëria

Rama në Otranto – universitetet, zjarret, turizmi dhe shëndetësia në fokus


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në një takim në Otranto së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.

Fillimisht, Rama falenderoi kryebashkiakun e Otrantos, Pierpaolo Carridi për ftesën drejtuar tij dhe anëtarëve të kabinetit ministror apo kryebashkiakëve.

Kryeministri në fjalën e tij, uroi që ky takim të shfrytëzohet për të ngritur në një nivel më të mirë universitetet shqiptare – në kuadër të bashkëpunimit – edhe pse Rama e pranon që ka vështirësitë e saj.

“Nuk është një punë e lehtë mes shqiptarëve dhe puliezëve”, deklaroi Rama, i qeshur.

Pa harruar bashkëpunimin në fushat e tjera – mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane – kryeministri rëavijëzoi se ka një rritje të sipërmarrjes italiane në Shqipëri dhe anasjelltas.

“Kjo tregon”, sipas Ramës, “një shembull se si mund të përshpejtohet bashkëpunimi i suksesshëm.

Kryeministri garantoi që jemi në një proces që ka filluar dhe është konstruktiv.

“Para pak ditësh, fola me kryeministrin e Greqisë, për shtimin e aseteve të tjera – për të përballuar intensitetin e zjarreve”, shtoi Rama në fjalën e tij.

Pyetjes së gazetarëve, lidhur me frytet e këtij takimi, Rama deklaroi se ekziston një potencial dhe bashkëpunim i mundshëm mes universiteteve.

Kjo, duke afirmuar shkëmbimet dhe jemi në përfundim të konkretizimit të këtyre proceseve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore