Shqipëria

Rama në Ndroq: sqaron polemikat mbi rindërtimin


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj inspektuan kompleksin e ndërtimin në Ndroq.

Kompleksi është ndarë në dy lote. Të gjitha familjet vijnë nga fshatra shumë të largët. Momentalisht qeveria ka punuar të gjithë faqen e kodrës. Do të ketë një komunitet rezidencial.

Duke qenë se është një komunitet goxha i madh deri në 350-450 banorë, është konceptuar një ambient për shkollat dhe kopshtet. 74 banesa janë në këtë ambient. Po ndërtohen 82 banesa të tjera   individuale në një tjetër zonë në Ndroq.

Po shpronësohet e gjithë sipërfaqja e kodrës. Ahmetaj pohoi se janë regjistruar 32 mijë e 300 familje, të cilat përfitojnë nga procesi i rindërtimit. Para një jave pas miratimit nga qeveria i është dhënë bashkive projekti tip. Bashkitë mund të futen në procesin e marrëveshjeve me pronarët.

Ahmetaj, sqaroi se të gjitha familjet që janë dëmtuar nga tërmeti dhe që përfitojnë shtëpi do të mund ta trashëgojnë apo ta shesin. Ata do të jenë pronarë legjitimë të këtyre shtëpive.

E gjitha kjo është cilësuar si e pavërtetë dhe gënjeshtër elektorale.

“Bashkitë kanë të drejtë të futën në këtë kontratë. Familjet kanë të drejtën e plotë hipotekore dhe mund të bëjnë çfarë të duan me pronën”, tha Rama.

Një pjesë e vogël e qytetarëve që shtëpitë e dëmtuara i kanë në pika gjeologjikisht jo të favoshme, mund të marrin paratë në dorë dhe ta rindërtojnë diku tjetër.

“Është zgjedhja e tyre nëse duan ta ndërtojnë atje, me supervizionin tonë mund ta ndërtojnë. Sugjerojmë që mos ta ndërtojnë atje. Me atë shumë që u jepet mund ta ndërtojnë kudo”, nënvizoi Kreu i Shtetit.

Rama tha se qeveria do t`u japë kontratën duke përcaktuar afatin kohor kur do të marrin apartamentin. Për çdo kalim afati, qeveria dhe bashkia do të paguajë një penalitet.  Kështu qytetarëve do t`iu sigurohet një siguri psikologjike.

Ndërkohë personat që presin apartamentet do të marrin një kontratë.

Kryeministri sqaroi se qeveria do t`ua japë kontratën duke përcaktuar afatin kohor, kur do të marrin apartamentin. Për çdo kalim afati qeveria dhe bashkia do të paguajë një penalitet.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore