Shqipëria

Rama në Gjirokastër: Forcat e së shkuarës, nuk mund të marrin peng të ardhmen


Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së një qendre vaksinimi në Gjirokastër bëri me dije se vaksinimi vijon  në qendrat e qyteteve e gjithashtu në qendrat shëndetësore në fshatra.

Rama gjithashtu shtoi se ngarkesa e djeshme e vaksinave ka humbur, si pasojë e grevës së kontrollorëve.

“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen”.

Por, tha ai, nuk ka shans që disa forca të së shkuarës të marrin peng të ardhmen.

“I kanë bërë llogaritë gabim”, tha kryeministri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore