Shqipëria

Rama në Durrës: 12 mijë vende të reja pune, do të vazhdojë rindërtimi dhe rijetëzimi


Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi zhvilluan një bashkëbisedim mbi sfidat kryesore të qytetit të Durrësit.

Ekonomi tha se sfida më e madhe e Durrësit mbetet rindërtimi. Bërja gati e shërbimeve publike për qytetarët mbetet po ashtu e rëndësishme. Investimet e qeverisë kanë pasur për qëllim nxitjen e turizmit. Për sektorin e peshkimit është menduar ndër vite. Ekonomi theksoi se vëmendja është e madhe. Arsimi është kyçi i zgjidhjeve.  Rijetëzimi i arkeologjisë së Durrësit do të ndikojë menjëherë në qytet.

“Të gjitha paratë që morëm për rindërtimin lidheshin me dy faktorë të rëndësishëm.  I pari është ndërtimi i mirë dhe i dyti fokusi te njerëzit. Rindërtimi ka nevojë për disa gjëra që janë shumë të rëndësishme. Durrsakët duhet të bëhem më agresiv në aplikime në lidhje me bujqësinë. Arsimi duhet të jetë kyçi i të gjithë ndryshimeve. Studentët duhet të jenë zëri që bëjnë ndryshime. Po mendojmë dhe investim në sektorin e peshkimit. Arkeologjia e Durrësit e rëndësishme. Rijetëzimi i saj i rëndësishëm dhe durrsakët duhet të ndjehen mirë për këtë fakt”, tha Ekonomi.

“Sot nuk ka kohë për pushim. Puna që duhet bërë është ende shumë e madhe. Ç’ka është bërë nuk mjafton për të qenë të kënaqur”, tha Rama.

Turizmi, Porti, Zhvillimi Ekonomik

Durrësi perspektivën e tij e ka të lidhur ngushtë me turizmin. Në Durrës ka të ardhme, pasi qyteti ka vlera të rëndësishme kulturore, hapësira për pushuesit, kapacitet mikpritës dhe një kuzhinë të sofistikuar. Nuk mund që në zemrën e qytetit të ketë një port të konsumuar nga koha. Duhet hapur perspektiva. Në portin aktual është e pamundur për shkak të hapësirë. Perspektivën duhet ta shohim të lidhur me ambicien të lidhur  me një hapësirë të aktivitetit ekonomik.

Nëse sot kemi një nga kompanitë më të mëdha të votës që ka ndërtuar dhe operon një pjesë të madhe të investimeve në të gjithë lindjen e mesme e cila ka dorëzuar dhe projektin e fazës së parë vjen pasi Shqipëria ka ndryshuar në sytë e botës. Është bërë një propozim konkret për fazën e parë.

“Kontratat e lidhura që janë  kontrata koncesionare me kompani në portin aktual janë marrëveshje të palëvizshme të shtetit shqiptar. Do të përpunohet shumë më tepër se sa në portin aktual lidhur me vëllimin e prodhimeve. Porti tjetër do të lidhet me aktivitetin e hekurudhave. Presim të miratohet një pjesë e fondit për hekurudhën Durrës Hani i Hotit, plus projekti  tjetër i hekurudhës Durrës-Prishtinë”, shtoi Rama.

Do të na duhet të marrim një vendim nëse do ta ndërtojmë vetë portin me kapacitetet tona apo nëse do të dalim në një garë ndërkombëtare për ta ndërtuar apo për ta menaxhuar.

Parashikimi paraprak i projektit është krijimi i 12 mijë vendeve të punës, me standarde më të larta. Do të ketë një impakt shumë të madh në ekonominë e Durrësit. Vëllimi do të na bëjë konkurrues.  Bëhet fjalë për një investim të huaj në rreth 2 miliardë që do të impaktojë të gjithë Shqipërinë. Ky investim do të sjelle një impakt në prodhimin e përgjithshëm kombëtar.

Kryeministri Rama, bëri një krahasim të ndryshimit radikal të Malit të Zi.  Ai tha se pas investimeve do të rritet vlera e pronës. Pas këtij investimi do të vijnë investime të tjera. Duke rritur cilësinë e turizmit, duke sjellë klientelën që shfrytëzon më shumë brenda një dite, do të ketë shumë më tepër fitime. Rritja e hoteleve në Durrës do të rrisë gjithë ciklin e shërbimeve. Rama u shpreh shumë optimist për faktin që është në rrugën e realizimit të një interesi konkret. “Po punohet ngushtësisht me Dubain për të realizuar këtë projekt”, tha ai.

Rindërtimi

Lidhur me rindërtimin, lagjia në Spitallë, do të jetë një nga lagjet më të bukura të Durrësit. Në fund të kësaj jave aty fillon puna për infrastrukturë. Do të lidhet kontrata dhe do të vijohet puna. Infrastruktura do të jetë shumë moderne. Po ashtu do të bëhet konsolidimi i tokës në atë zonë. Projekti i lagjes dhe i pallateve të tjera është gati. Ka mbetur vetëm një hap burokratik, pasi ky është një investim i kurorës së Kurorës së Emirateve të Bashkuara. Besoj brenda 20 shkurtit do të kemi këtu menaxherin. Ata do të bëjnë nën kontraktimin duke bërë zgjedhjet e tyre. Në mars, kantieret do të fillojnë. Parku i ri i Durrësit po merr formë. Duke u menaxhuar mirë do të jetë një destinacion turistik.

Rama u shpreh optimist tani për fillimin e  ndërhyrjeve të nivelit DS4 për pallatet që janë të rindërtueshme.  Për 120 pallate do të bëhet një përforcim në bazë të ekspertizës së Institutit të NdërtimitPër personat ku nuk mund të rindërtohet sërish në të njëjtin truall do t`i jepet shuma për ta rindërtuar vetë.Të gjitha shtëpitë e humbura do të rikthehen më të forta dhe në 95% të rasteve më të mëdha.

“Me programin e rindërtimit kemi bërë dhe një program strehimi përtej rindërtimit. Kur në një shtëpi ka pasur dy apo tre kurora është ndërtuar një shtëpi për çdo kurorë Asnjë familje e prekur nga tërmeti nuk është lënë jashtë. Të gjitha familjet e Durrësit që nuk janë sot në apartamentin e tyre edhe pse pjesa dërrmuese po kthehet dhe besoj ne fund të prillit dhe të majit DS1, DS2, DS3 do të jenë të përfunduar.Sot kemi 683 familje në çadër. Është zgjedhja e tyre që të rrinë në çadër, pasi janë në zona rurale. Por ata marrin një për një bonusin e qerasë. Do të jenë 10 shkolla të reja, 6 po ndërtohen”, tha Rama.

“Bashkimi Evropian (BE) ka dhënë 100 milionë euro. Donatorë individualë kanë dhënë përgjithësisht për shkolla.  Shkollat që po ndërtohen në Durrës nga BE-ja menaxhohen të gjitha nga Bashkimi Evropian. Fondi Francez 60 milionë euro që do të vijë në Durrës është shumë i rëndësishëm për ujësjellësin. Një nga komponentët e fondit Italian është peshkimi. Këto fonde të ndara nuk menaxhohen nga ne, por nga vetë ata”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore