Kosova

Rama në ditën e parë të punës, pret kryetarin e partisë së tij


Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, në pritje të Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Para tre ditësh, Komuna e Prishtinës zyrtarisht u bë me kryetar të ri.

Përparim Rama, i cili i fitoi zgjedhjet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, më 17 nëntor, morri detyrën të cilën në mënyrë solemne ia dorëzoi ish Kryetari i Shpend Ahmeti.

Ndër të parët mysafir në zyrën e tij të re në komunë, Përparim Rama e pati kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, dhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

 

“Patëm një takim miqësor dhe biseduam shkurt për vizionin tonë, projektet dhe punët e shumta që po na presin për transformimin e qytetit”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

I pari i komunës së Prishtinës, falënderoi Kryetarin Abdixhiku për mbështetjen.

“E falënderoj përzemërsisht për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe i pranoj urimet për detyrën dhe obligimin e madh ndaj menaxhimit të kryeqytetit dhe ndaj gjithë qytetarëve të Prishtinës”.

Përparim Rama u betua me shtatë dhjetor të këtij muajit si kryetar i Komunës së Prishtinës, para anëtareve të Kuvendit Komunal të kryeqytetit.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve Rama, mori mandatin e tij për katër vitet e ardhshme, duke e mposhtur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore