Shqipëria

Rama në Asamblenë e OKB-së: Raporti i Dick Marty-t ishte tronditës


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara se raporti i Dick Marty-t ishte tronditës.

Sipas tij, do të kujtohen me të drejtë “vragat e shtypjes, represionit dhe gjenocidit” në Srebrenicë apo “spastrimit mizor etnik” në Kosovë.

“Asgjë nga këto nuk është dhe nuk do të harrohet”, garantoi fillimisht kreu i qeverisë shqiptare.

Kryeministri shtoi se çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre 11 viteve për t’i provuar këto akuza.

“Asgjë, asnjë fjalë e vetme e gjithë aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Evropës për krimin e pretenduar të organeve”, vijoi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “Dhomat e Specializuara kanë arrestuar pa padi ish-presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi”.

“Imagjinojeni një moment që presidenti apo kryeministri juaj merret nga zyra dhe çohet në një vend të tretë dhe mbahet pa asnjë aktakuzë në burg”, vijoi ai.

Rama e cilësoi aktakuzën si “një dështim monumental” dhe që nuk ka të bëjë me procedurat e gjykatës, por ka të bëjë me “njollosjen e historisë së një vendi”.

“Ne mendojmë dhe shpresojmë që Asambleja e Këshillit të Evropës do të ndërrojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues dhe të vendosë besueshmërinë e një organizate të rëndësishme ndërkombëtare”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore