Shqipëria

Rama: Nuk kam përgojuar BE-në


“Fajtorë të përgojimit të Bashkimit Evropian (BE) janë ata që nxjerrin llafe të zeza për Qeverinë, rrugëve të botës”, ka deklaruar të martën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një dalje publike për media.

“Unë nuk kam përgojuar BE-në, por kam thënë atë që po thonë sot të gjithë”, deklaron Rama.

“Këto të gjithë janë përgojime të pa bazuar në fakte”, është shprehur ai.

Rama ka thënë për replikat me BE-në rreth procesit të vaksinave, “se kjo u krijua nga një qasje dritë shkurtër e palogjikshme”.

“Këta janë mësuar të flasin kështu sepse për fat të keq furnizohen nga Tirana, ushqehen nga Tirana, mbështeten nga Tirana, prandaj janë mësuar të flasin kështu”, shprehet ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore