Shqipëria

Rama: Me ardhjen e vaksinave AztraZeneca do të vaksinohen mësuesit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektuan procesin e vaksinimit në Durrës. Më dy mars është hapur qendra e vaksinimit në Durrës. Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer mbi 14 mijë vaksinime.

Gjatë procesit të vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç, e pranishme ishte dhe doktoreshë Silva Bino, e cila po ndjek procesin e vaksinimit në të gjithë vendin.

Durrësi ka përfunduar procesin e vaksinimit për bluzat e bardha. Për t`u vaksinuar kanë mbetur vetëm disa mjekë nga disa poliklinika. Do të vijojë procesi i vaksinimit sipas skenarit të qeverisë.

Manastirliu pohoi se brenda 15 marsit do të përfundojë vaksinimi për bluzat e bardha. Aktualisht po vijon procesi i personave mbi 80 vjeç. Në tërësi janë më shumë se 11 mijë mjekë dhe infermierë që janë vaksinuar.

Kryeministri konfirmoi se me ardhjen e vaksinave AztraZeneca do të vaksinohen mësuesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore