Shqipëria

Rama-Manastirliu: Shqipëria kalon 260 mijë vaksinime


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë qenë të pranishëm në hapësirat e vaksinimit ku vijon procesi për të moshuarit në Elbasan.

“Janë kryer mbi 260 mijë vaksinime në gjithë Shqipërinë”, deklaroi ministrja. “185 mijë të moshuar kanë marrë dozën e parë”.

Kryeministri Rama nga ana tjetër, ka postuar gjithë vizitën në qendrat e vaksinimit, në Facebook.

“Vijon vaksinimi masiv dhe çlirohen përditë nga ankthi i gjatë i armikut të padukshëm, mijëra e mijëra gjyshe e gjyshër, nëna e baballarë”, shkruan Rama.

Shqipëria ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë më 28 mars. Në dy javët e fundit, Shqipëria ka qenë ndër vendet me fushatën më të suksesshme të vaksinimit në Evropë.

Kurba e infektimit gjithashtu është ulur gjatë 30 ditëve të fundit. Për këtë arsye, Komiteti i Ekspertëve vendosi zgjatjen e orën së lëvizjes, deri në 22.00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore