Shqipëria

Rama: Procesi i vaksinimit për punonjësit e hotelerive, mbaron në qershor


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjtën e 1 prillit, ishte i pranishëm në kompleksin turistik “Fafa”, ku bisedoi me disa pronarë biznesesh dhe hotelesh.

Ai tha se qeveria do të fillojë procesin e vaksinimit të punonjësve në fabrika dhe hoteleri, sapo të kryhet faza e pare e vaksinimit të moshuarve.

Kryeministri bëri të ditur se duke nisur nga muaji maj procesi i vaksinimit do të nisë te i gjithë stafi i hotelerive.

Dhe ky proces, sipas tij, do të mbarojë deri në qershor. Muaj i cili nis sezoni turistik.

Rama theksoi faktin se janë duke u bërë të gjitha listat e personave që do të nisë vaksinimi.

Më herët Rama, së bashku më ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vëzhguan nga afër qendrën e vaksinimit në qytetin e Kavajës.

“Vijon vaksinimi masiv në qendrat e qyteteve e gjithashtu në qendrat shëndetësore në fshatra, afër vendbanimit për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuar”.

Manastirliu bëri me dije se brenda ditës do të arrihen mbi 150 mijë vaksinime në të gjithë Shqipërinë, duke përfunduar kështu 50% të dozave të administruara deri më tani.

“Vijojmë me intensitet për të moshuarit dhe më pas për të zbritur tek grupmoshat e tjera”, e mbylli Manastirliu.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore