Shqipëria

Rama kundërshton Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së


Një pyetje është shtruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Beogradi dhe Prishtina?! Një gabim serioz apo një lapsus?

Pyetja drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili kështu e ka cilësuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht”, thotë Rama.

Ai ka kërkur sqarime menjëherë.

Deklarata e Serketarit është një gabim diplomatik nëse nuk “është lapsus”.

Kjo pasi, për herë të parë marrëveshja dhe procesi i dialogimit u titullua mes Kosovës dhe Serbisë, dhe jo Beogradit dhe Prishtinës.

Për këtë arsye Kreu i Qeverisë shqiptare kërkon llogari nga sekretari.

Antonio Gueterres në njoftimin e tij e mirëpriti si marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës dhe jo siç ajo zyrtarisht e ka emrin e vendosur në letër.

Më tej përpos këtij referemi, Sekretari ka theksuar se është e rëndësishme që tani të dyja palët të punojnë me shpejtësi dhe mirëbesim për të realizuar të gjitha detyrimet e përcaktuara në Marrëveshje, për të mirën e të gjithëve.

“Kombet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian Beograd-Prishtinë”, përfundonte fjalia.

Borrell: Në Ohër, marrëveshja nuk është nënshkruar për arsye ligjore, por është ligjërisht e detyrueshme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore