Shqipëria

Rama “korrigjon” Vuçiç-in: Mos lexoni propagandën serbe por Twitter-in tim


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar detaje nga bisedimet pas samitit duke kujtuar se edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç e konsideroi “të frustruar” homologun shqiptar.

“I thashë nuk jam i frustruar por më vjen keq për Bashkimin Evropian dhe sigurisht në këtë drejtim jam i frustruar për BE-në”, sqaroi Rama.

Ishte president serb Alexander Vuçiç, i cili tregoi se kryeministri shqiptar kishte qenë i frustruar me bllokimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe sjelljen e udhëheqësve të BE-së.

“Mos lexoni propagandën serbe por Twitter-in tim”, deklaroi me shaka kryeministri shqiptar.

Sipas tij, nuk është sekret që ai ka më shumë përzemër BE-në se Vuçiç-in.

Shqiptarët, nënvizoi Rama, janë të atashuar me Bashkimin Evropian.

Në përmbyllje, ai ravijëzoi se të shohësh BE-në që është e paaftë “nuk lë mbresa të mira”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore