Shqipëria

Rama kërkon uljen e orës policore


Kryeministri Edi Rama i ka bërë kërkesë Komitetit të Ekspertëve të zgjasin orën policore të vendosur si masë kundër Covid-19.

Rama e ka bërë të ditur këtë fakt, në një telefonatë me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

“Kam një kërkesë nga qytetarët se kanë merakun e orës policore, të zgjatej deri në 9 ose 10 për periudhën e Ramazanit. Një kërkesë me arsyetim që a mund të bëhet kjo e kemi bërë. Vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim dhe me rregull”.

Kështu i ka thënë kryeministri ministres Kushi.

Gjithsesi, nga biseda, lihet të kuptohet se një vendim ende nuk është marrë mbi këtë çështje.

Më 7 mars, Komiteti Teknik i Ekspertëve doli me vendimet e reja për rregullat kundër Covid-19. Sipas tyre, situata ka përmirësim gjatë muajit të fundit. Megjithatë, rreziku mbetet eminent në Shqipëri.

Për këtë shkak, masat e vendosura qëndruan. Shqipëria vazhdon të ketë një regjim policore nga ora 20.00-06.00. Përdorimi i maskës mbetet ende i detyruar në mjedise publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore