Shqipëria

Rama: Jemi pranë marrëveshjes me AstraZeneca


“Jemi pranë një marrëveshje me kompaninë AstraZeneca. Dozat e para nga Pfizer-i, mbërrijnë sot”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi vazhdimin e procesit të vaksinimit gjatë muajit shkurt, pas dhënies së dozave të para në gjysmën e parë të janarit. Pavarësisht faktit se ishte njoftuar ardhja e vaksinave në javën e tretë të janarit, pati një vonesë një javore nga kompania.

“Gjithë Evropa është në katrahurë”, theksoi Rama. “Fatmirësisht ne jemi në kushtet kur kemi një kontratë direkte me Pfizer-in, jo me mekanizmat evropiane apo Covax”.

Kryeministri shtoi se vaksinimi gjatë shkurtit do të vazhdojë sipas procedurave. Personeli shëndetësor, do të vazhdojë të jetë prioritar. Më pas do të vazhdohet me të moshuarit.

Shifra e saktë e vaksinave nuk është bërë e ditur nga Rama. Shkurti gjithsesi, do të jetë muaji që do të qartësojë gjithçka mbi procesin e vaksinimit. Ambicia e kryeministrit është vaksinimi i popullsisë brenda 14 muajsh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore