Shqipëria

Open/ Rama, nga premtimet, vaksinimi, deri te zgjedhja e Metës si president


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në emisionin Open, në Top Channel, përballë gazetarëve deklaroi se nuk e ka bërë ai Ilir Metën president të Shqipërisë.

“President, Ilir Metën, nuk e kam bërë unë. E kanë bërë votat e veta në parlament”.

Rama tha se u mendua si  zgjedhja më e mirë për opozitën, “por se dija se do lajthiste në këtë mënyrë”.

“Ne nuk kishim vota për të bërë president dikë tjetër”.

Sipas tij, Meta është kërcënimi i Reformës në Drejtësi.

Ai nuk la pa ironizuar dhe Ilir Metën, duke thënë se ”si njeri më vjen keqardhje jam gati t’i qëndroj afër”.

Ndërsa përsa i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim, Rama e konsideroi si një parti, si sistem i ngritur nga Ilir Meta dhe e kontrolluar nga Ilir Meta. “Monika është dorëzanja”.

Gjithashtu ai nuk la pa përmendnur dhe liderin real të Partisë Demokratike, ku sipas tij është Sali Berisha dhe jo Lulzim Basha.

Ai theksoi faktin se vetëm me një postim të Berishës, Basha ikën nga posti që mban.

“Nuk kam ardhur këtu për të përfaqësuar një palë, por jam kreu i një pale. Ish-kryeministri lideri real i partisë Sali Berisha, nëse bën një postim që ta heqë Lulin nga posti, Luli del nga godina e shqupit të nesërmen”.

Përsa i përket programit të tij ai theksoi faktin se Partia Socialiste ka një Plan veprimi 2021-2025.

“Zero taksa , zero tvsh për biznesin e vogel, deri në vitin 2029”.

Kryeministri deklaroi se më 1 janar 202, tatim mbi të ardhurat ata që e kanë pagën 40 mijë lekë.

“Nuk është premtim. Paga minimale do të rritet çdo vit”.

Fushata e vaksinimit për Ramën është shumë e rëndësishme.

“Mendimi im i parë kur zgjohem dhe kur mbyll sytë, janë vaksinat”.

Ai deklaroi se vetëm në pak ditë do të ulet fasha e vaskinimit, deri në 65 vjeç.

“Shqipëria do të ia kalojë Bashkimit Evropian për procesin e vaksinimit. Pranverën e ardhshme Shqipëria do e harrojë Covidin, do të jetë një kujtim”.

Përsa i përket kritikave dhe satirën që e përdorur gjatë fushatës ndaj opozitës, ai u shpreh se po flet aq sa duhet e sidomos në kohë fushate.

“Në ndeshje zgjedhore ka gjëra që ka të bëjë me ty dhe raportin me të ardhmen dhe raportin e kundërshtarit me të ardhmen”.

Premtimet e Ramës

300 mijë vende pune sipas analistëve ishte një premtim që nuk është mbajtur.

Rama iu kundërpërgjigj duke thënë se është një regjistër zyrtar dhe i pamanipolueshëm.

“Lidhet me sigurimet shoqërore dhe kontribubet për të gjithë njerëzit që janë në punë”.

Rama tha se janë 278 mijë persona me letra zyrtare.

“Një pjesë është formalizuar dhe një pjesë kanë hyrë në punë”.

“Sipas Bankës Botërore në rajon, Shqipëria është vendi i parë përsa i përket punësimit”.

Sipas tij problem është rritja e pagës për punën.

“Një punë e paguar më mirë. Duhet të kalojë në disa hapa dhe drejtime të reja”.

Përsa i përket shëndetësisë falas analistët thanë se shëndetësia ka shumë probleme.

Por Rama tha se 600 mijë njerëz të pasiguruar nuk merrnin asnjë ilaç fare.

“I marrin ilaçet e rimbursuara tani, të gjithë pavarësisht se nuk kanë paguar sigurime”.

Gjithashtu vendosi faktin se problemi i spitaleve është menaxhimi dhe çlirimi i tyre nga zinxhirët e brendshëm korruptiv.

“Ai që merr lek në spital është kriminel, nuk bën turp, ata që i japin ryshfet janë bashkëpuntor me të. Turp se nuk e denoncon”.

“Pandemia tregoi dhe po tregon se ne kemi qenë një bekim për shqiptarët se na dhanë votën”.

Ndërsa për ujin e pijshëm 24 orë, Rama tha se ku erdhi në qeveri kka gjetur një histori komplet tjetër nga ajo që shihet nga jashtë.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se duhet të ulnim rrogat, pensionet, nqs nuk doni të falimentoni”.

Ai e cilësoi fushatën si poezi, ndërsa qeverinë si prozë.

“Ne jemi në kushtet kur kemi 108 kantiere”.

Kryeministri premtoi se në 2022, do të ketë ujë të pijshëm në të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë.

Po ashtu theksoi faktin në Lumin Vjosa nuk do të ndërtohet hidrocentral, do të vazhdojë të jetë Park Kombëtar.

“Por nuk mund të frenojmë agroturizmin në të gjithë atë zonë të madhe”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore