Shqipëria

Rama i përgjigjet akuzave të opozitës për zgjedhjet me një citat të Joe Biden


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet akuzave të opozitës për vjedhjen e zgjedhjeve vendore duke postuar një citat të presidentit amerikan Joe Biden.

Në të shkruhet se “demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate për një zgjedhje: ose ata fitojnë ose atyre iu është vjedhur fitorja”

“Mirëmëngjes dhe me këtë thënie kaq aktuale të Presidentit Joe Biden, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i Qeverisë duke lënë të kuptohet se kujt i drejtohet mesazhi i tij.

Kujtojmë që të martën e 16 majit u mbyll krejtësisht procesi zgjedhor për kandidatët në 61 bashki të Shqipërisë, ku u shpallën përfundimisht edhe fituesit në të gjithë vendin.

Në ndarjen tërësore, janë 53 bashki, të cilat kanë shkuar për Partinë Socialiste, duke konfirmuar kështu një fitore bindëse në rang kombëtar.

Nga ana tjetër, koalicioni Bashkë Fitojmë ka arritur të marrë vetëm shtatë mandate dhe një i ka shkuar partisë së minoritetit etnik grek MEGA.

Pjesëmarrja tërësore në gjithë territorin, ka qenë prej 38.22%, ose përkthyer në 1 milion e 395 mijë e 360 qytetarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore