Shqipëria

Rama i përgjigjet Ahmetajt: Po të kisha bërë rolin e Gjykatësit gjërat do të kishin qenë më keq


Nëse unë do të kisha bërë rolin e Gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë keq për ato që duan që unë të bëj këtë rol.

Ishte kjo përgjigja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kur u pyet për komentet e ish-ministrit dhe ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Ky i fundit në një dalje publike u shpreh se nuk i ka kërkuar kryeministrit ndihmë dhe se e këshillonte të bënte rolin e kryeministrit, “pasi nuk është e lehtë të bësh rolin e Gjykatësit”.

Komenti i Ahmetajt fillimisht erdhi pasi Rama deklaroi se nëse ato që fliten për ish-ministrin e tij janë të vërteta, “i vjen shumë keq, por nuk e ndihmon dot”.

Po negociojmë me Anglinë", Arben Ahmetaj tregon se kush po na ndihmon për vaksinimin e shqiptarëve - Politike

Ahmetaj dhe lakimi i emrit me Inceneratorët

Nga opozita ai do të akuzohej shpesh “për takimet e tij” me të kërkuarin e drejtësisë për çështjen e inceneratorëve, Klodian Zoto.

Akuzat do të mohoheshin nga Ahmetaj në dëshminë e tij dhënë në Komisionin Hetimor.

Nga aty, ai do të theksonte se kishte vetëm njohje të largët me Zoton.

Por kjo nuk do të thotë se ai nuk kishte kontakte me Mirel Mërtirin.

Ky i fundit i kërkuar po ashtu nga drejtësia, i lidhur ngushtë me firmëtarët zyrtarë të dy prej kontratave, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Më 16 korrik 2017 Ahmetaj dhe tre burra të tjerë po ktheheshin nga një udhëtim treditor, kur për një çast gjithçka u kthye përmbys.

Ata po udhëtonin në autostradën Tabanoc-Kumanovë, kur u përfshinë në një aksident të dyfishtë.

Pas aksidentit u bë me dije se ministri po udhëtonte me Mërtirin në të njëjtin automjet.

Ahmetaj do të ravijëzonte se Ministria e Ekonomisë – asokohe e drejtuar nga ai- nuk ka pasur tagër për të dhënë mendim mbi një procedurë apo draft dhe as të përfshihet në dhënien e Partneritetet Publike Private (PPP).

Por, ministri para Ahmetajt në dikasterin e Ekonomisë, Shkëlqim Cani, do të shprehej se ishte larguar nga detyra pasi nuk aprovoi kërkesat për funksionimin e inceneratorëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore