Shqipëria

Rama i kujton BE-së liberalizimin e vizave: Edhe Kosovën e keni marrë peng


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sjellë në vëmendje faktin që Kosova gjithashtu është marrë peng nga udhëheqësit e BE-së.

“Edhe Kosovën e keni marrë peng që nuk e lejoni të lëviz lirshëm. Është e vetme pasi ishin nën diktaturën Jugosllave. Qysh kur u çliruan e mbajnë peng”, tha Rama fillimisht.

Sipas kryeministrit shqiptar, kjo situatë duhet të marrë fund, pasi është i vetmi popull që nuk lejohet të udhëtojë në Evropë.

“Fjalët janë të bukura, fotot janë të bukura. Por një ditë do bëhemi edhe ne anëtarë të mirë të BE-së. Thjesht u shpreha dhe thashë gjëra të rëndësishme”, shtoi kreu i qeverisë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore