Shqipëria

Rama heq dorë nga komentet në Facebook: Jam gabim – E bëja për respekt, ma morët për arrogancë, nuk ndërhyj më


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk do të ndërhyjë më nëpërmjet komenteve në Facebook dhe nuk do të ndërveprojë më me komentuesit në median e tij sociale.

Ky vendim drastik i Ramës, vjen pasi ai ka artikuluar në një status të gjatë e të detajuar, se gjithçka ka bërë e ka parë si respekt ndaj popullit. Por, kjo gjë i është marrë për arrogancë dhe karshillëk ndaj ndjekësve të faqes së tij.

“Për mua është respekt ndaj njerëzve të zakonshëm që t’i kushtoj kohë dhe energji opinioneve të kujtdoqoftë këtu, duke shfrytëzuar mundësinë e këtij rrjeti social dhe duke i kushtuar individëve të panjohur e pa asnjë status publik, një vëmendje shumë më të madhe se sa politikanëve apo opinionistëve që e kanë për zanat sharjen, fabrikimin e ‘fakteve’, shfryrjen e mllefeve”, shkruan Rama.

Megjithatë, ai pranon se ndoshta, mund të jetë edhe vetë gabim…

Këtë, ai e mbështet në faktin se përfshirjen e drejtpërdrejtë në komente, shumë persona e kanë marrë si “arrogancë, si karshillëk, si tallje”.

Përtej kësaj, ai ka shtuar se që prej ditës së parë që ka marrë detyrën, ka bërë më të mirën dhe do të vijojë të bëjë më të mirën.

Gjithsesi, komente në Facebook, nuk do të ketë më!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore