Shqipëria

Rama ftohet në konferencën për gjendjen e Evropës


Kryeministri Rama do të marrë pjesë në konferencën dy-ditore “Gjendja e Unionit (Evropian)” që zhvillohet në datat 6-8 maj. 

Konferenca e nivelit të lartë, është një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet nga Instituti Universitar Evropian në Firence.

Eventi i organizuar nga institucioni prestigjoz akademik, bën bashkë folës të rëndësishëm evropianë si Ursula von der Leyen (Presidente e Komisionit Evropian), Christine Lagarde (Presidente e Bankes Qendrore Evropiane), Josep Borrell (Përfaqësues i Lartë i Unionit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë), ministra nga vende të BE-së e komisionerë nga Komisioni Evropian.

Rama do të jetë pjesë e panelit që do të diskutojë temën “A ka forca e butë e BE-së akoma efekt në vendet fqinje?”, që do të mbahet me 6 maj, në orën 14:50.

Në të njejtin panel me të, do të diskutojnë edhe David McAllister (Kryetar i Komitetit të Punëve të jashtme në Parlamentin Evropian), Meltem Müftüler-Baç dhe Ivan Vejvoda (akademik).

Fokusi tematik i konferencës këtë vit do të jetë “Evropa në një botë që ndryshon”. Konteksti i shqetësimeve globale si pandemia, kriza klimatike, sfidat në marrdhëniet ndërkombëtare dhe ndryshimet e balancave ekonomike, bën që punimet e konferencës të kenë interes të shtuar këtë vit.

Konferenca do të jetë në formatin hibrid, ku folësit do të jenë të pranishëm fizikisht ndërsa ndjekësit do të marrin pjesë online.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore