Zgjedhjet në Shqipëri

Rama falënderon patronazhistët, njofton mitingun në 18:00 në qendër të Tiranës


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar edhe një herë patronazhistët e Partisë Socialiste. Ai ka lajmëruar edhe takimin që do të zhvillojë sot në sheshin Skënderbej në Tiranë, në vazhdën e fushatës elektorale.

“Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë. Çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste. 12-ën e yjeve të flamurit të Evropës”, shkruan Rama në Facebook.

Ai ka vijuar duke bërë thirrje, që të mos ketë “asnjë frikë dhe asnjë ngurrim, prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë”. Sipas tij, kjo ndodh për të ndalur ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti e deshi.

Ndër të tjera, kryeministri ka paralajmëruar edhe takimin përmbyllës të fushatës për qarkun e Tiranën. Ai do të zhvillohet në orën 18:00, në sheshin Skënderbej.

“Jo shi, po gurë të bien nga qielli, do t’i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë”, thekson ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore