Shqipëria

Rama e nis javën me ujësjellësit e rilindur bujqësorë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me anë të një postimi në Facebook, ku shfaqen disa pamje të ujësjellësve bujqësorë, të cilët sipas tij, kanë rilindur.

“Me pamjen e ujësjellësve të rilindur bujqësorë, që sot ujisin mijëra hektarë tokë në zonën e Lushnjës dhe Divjakës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postim.

Zona e Lushnjës dhe Divjakës në qarkun e Fierit, janë dy më kryesoret për prodhimin bujqësor në Shqipëri. Në rang qarku, mbi 480 mijë tonë perime prodhohen çdo vit aty, duke e bërë edhe zonën më prolifike të prodhimit bujqësor në Shqipëri.

Në krahasim me qarqet e tjera, ai i Fierit prodhon minimalisht katër herë më shumë ton perime vjetore.

Zona e Lushnjës dhe Divjakës ka hasur jo pak herë problematika në vitet e shkuara për ujitjen e tokave. Kjo, edhe për shkak të mungesës së ujësjellësve.

Investimet në infrastrukturë kanë tërhequr edhe emigrantë, të cilët janë rikthyer për të punuar tokat e tyre në zonë.

Po ashtu, investimet më të shumta të bashkive Lushnjë dhe Divjakë janë përqendruar në bujqësi.

Punime po zhvillohen edhe për investimet në fshatrat më të largët nga qendrat bujqësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore