Shqipëria

Rama: Dy qendrat e para gati; Vaksinimi do të bëhet kapilar në të gjithë territorin


Në Stadiumin Air Albania filloi procesi i dytë i vaksinimit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, kanë marrë dozat e dyta të vaksinave.

Fillimisht Rama është pyetur nga personeli mbi simptomat që ka pasur pas marrjes së dozës së parë. Ai pohoi se nuk ka pasur “asnjë efekt anësor” .

“Natyrisht që nëse i shohim numrat ngushtë, nëse nuk e shohim të gjithë panoramën dhe të gjithë planin, atëherë që patjetër duken shumë pak, por në fakt e para mos harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimi ne kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët. Së dyti, mos harrojmë që situata e furnizimit me vaksina në gjithë Europën është tejet kaotike. Vendet e mëdha kanë filluar kërcënimet për ndjekjen në rrugën gjyqësore për kompanitë. Oferta është shumë e ulët për shkak të numrit të prodhimit”, deklaroi kryeministri.

Rama konfirmoi se jemi afër finalizimit më AstraZeneca-n.

“Duhet të jemi  optimistë. Vaksinimi për qytetarët do të funksionojë. Skenari i parë është krejtësisht i mundshëm. Dy qendrat e tjera janë gati. Vaksinimi do të bëhet kapilar në të gjithë territorin”.

Procesi i vaksinimit në vendin tonë  ka nisur në qendrën e parë të vaksinimit, në stadiumin “Air Albania”, më 11 janar. Vendi ynë siguroi  975 dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 nga Gjermania.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore