Shqipëria

Rama: Durrësi do të jetë një gjenerator punësimi


Në konferencë kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, foli dhe për borxhin që i detyrohet Durrësit.

“Durrësi ka një potencial të jashtëzakonshëm për t`u zhvilluar. Në kushtet kur Vlora ka bërë shumë përpara, Durrësi duket se është padrejtësisht shumë më pas, por ka nevojë për shtyrë të re. Ky është borxhi. Durrësi duhet të jetë një motor i pazëvendësueshëm i ekonomisë së Shqiptares. Durrësi ka shumë probleme si gjithë Shqipëria. Nëse shohim Durrësin para 7-8 viteve e shohim që ka ndryshuar. Ka ardhur koha që Durrësit t`i jepet një shtysë shume e fortë. Këtu flasim për konkretizim idesh”.

Kryeministri tregoi transforminin konkret që do të marrë qyteti i Durrësit.

“Transformi i portit të Durrësit në një port turistik, ku vetëm për ndërtimin do të investohen mbi dy miliardë dollarë dhe paralelisht ndërtimi i portit tregtar të Durrësit ku standardet do të jenë 100% më të larta. Zona e re ekonomike është një mundësi konkrete. Janë dy pole zhvillimi që do ta çojnë Durrësin në një tjetër nivel dhe do të impaktojnë ekonominë e vendit” shtoi kryeministri.

“Durrësi është një gjenerator punësimi. Një gjenerator me paga më të larta, një gjenerator që do të impaktojnë  transaksionet. Kjo është një shtysë e fortë që do të fokusohemi në katër, tetë apo dhjetë vitet e ardhshme”, përmbylli Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore