Zgjedhjet në Shqipëri

Rama: Partia Socialiste do të fitojë 74 ose 78 mandate në zgjedhjet e 25 prillit


“Partia Socialiste do të fitojë 74 ose 78 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit”.

Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, nga studioja e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, mbrëmjen e 16 prillit.

Rama shtoi se ata se mendojnë se PS-ja do të marrë më pak seç ai deklaroi “do të zhgënjehën shumë”.

“70 mandate nuk ka, është në ëndrrat e atyre që më 25 prill do të zhgënjehen shumë. PS-ja është një makineri anketimi i opinionit publik”.

Kryeminstri për më tepër shtoi se nuk ka kohë për të humbur me ftesën e presidentit Ilir Meta, për përballje.

“Kam shumë ftesa për të dalë, nuk kuptoj se cili nga këta është ai që flet në emër të të gjithë këtyre, nuk kam pse tuy përgjigjem ftesave. S’ka kohë për të humbur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore