Shqipëria

Rama: Çmimet e udhëtimeve, 25% më të lira


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës, foli edhe për aeroportin e Rinasit. Rama, deklaroi se të gjithë qytetarët, madje dhe ata që e kundërshtojnë, do të kenë udhëtime 25% më të lira.

“Do të ketë më në fund çmime normale edhe për shqiptarët. Ka qenë më i shtrenjti në Evropë. Kishin të drejtë kur ankoheshin se çmimet ishin më të larta se kudo dhe këtë se kisha në dorë unë, po kinezët. Kontrata është bërë shumë kohë përpara”.

Kryeministri shprehu lumturinë e tij që aeroporti kaloi nga duart e kinezëve në duart e shqiptarëve. Ai theksoi faktin që do të nisin investimet në aeroport menjëherë.

“Më në fund do të kthehet në një kantier investimesh të reja, terminali i ri, pista e re do të zgjatet dhe të hyjë në parametrat e pistës për fluturimet e avionëve të mëdhenj trans-oqeanik. Efektet do të jenë zinxhir”.

Rama, tha edhe pse aeroporti u mor nga një pronar shqiptar para zgjedhjeve.

“Zgjedhjet janë proces demokratik. E kemi institucion të pashmangshëm. Unë, ne, nuk punojmë për zgjedhjet. Kemi punuar çdo ditë maksimalisht me mish e shpirt, s’ka kohë të presim të mbarojnë zgjedhjet”, shtoi kryeministri.

“Duam që investimet në aeroport të fillojnë menjëherë. Këtu do të jemi do e shohim. Kur e kishin kinezët nuk foli njeri. Sapo e mori një shqiptar filluan zërat. Nuk e mori nga Qeveria e Shqipërisë, por e mori nga kinezët.

Ua mori kinezëve dhe u dha paratë. Ndërkohë se kontrata është e qartë dhe transparente, e lexueshme për të gjithë ata që duan të lexojnë”, e përmbylli Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore