Shqipëria

Rama ballafaqohet me Sofjen zyrtare për deklaratat në Samitin e BE-së


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ballafaquar në distancë, të premten e 24 qershorit, me Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë.

Shkak për këtë është bërë reagimi i diplomacisë bullgare, sa u takon deklaratave të Ramës në samitin BE-Ballkani Perëndimor një ditë më parë.

Ministria, përmes një deklarate zyrtare, bëri thirrje që marrëdhëniet me Shqipërinë “të mos bëhen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar (Edi Rama – AP)”.

“Është e papranueshme që marrëdhëniet mes shteteve të bëhen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar”, deklaruan fillimisht autoritetet bullgare.

Sipas diplomacisë vendase, popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanit.

Më tej, ministria i ka kërkuar kryeministrit shqiptar Edi Rama “të përshtatë mjetet e tij të të shprehurit”.

Kjo, në gjuhën e duhur për një politikan nga një vend kandidat për në Bashkimin Evropian.

Rama e quajti “një turp”, faktin që një vend i NATO-s si Bullgaria, rrëmben dy vende të tjera të NATO-s, pikërisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo, në mes të një lufte të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës.

“Ju jeni një rrëmujë, jeni një turp”, u adresua Rama para mediave.

Reagimi

Rama i është kundërpërgjigjur Ministrisë së Jashtme Bullgare, duke i bërë thirrje që “ose të heqë veto-n, ose ta durojë”.

“Me qetësi miq: Hiqni VETO-n, ose më duroni mua!”, u përgjigj Rama përmes një statusi në Twitter.

Ballafaqimi i 24 qershorit mes palëve erdhi pas deklaratave të kryeministrit shqiptar në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Ai e quajti “një turp”, faktin që, një vend i NATO-s si Bullgaria, rrëmben dy vende të tjera të NATO-s, pikërisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo, në mes të një lufte të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës.

“Ju jeni një rrëmujë, jeni një turp”, u adresua Rama para mediave.

Në reagimin e tij në median sociale, kreu i qeverisë shqiptare sqaron se edhe ai ka një problem me Bullgarinë.

“Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s!”, shton Rama në statusin e tij.

Ministria shprehte në njoftimin e saj se Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar.

“Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot”, vërente deklarata e Sofjes.

Autoritetet insistojmë që palët të mbajnë një ton të mirë komunikimi mes tyre.

“Në këtë nivel ne kemi treguar gjithmonë gjithë respektin që kërkon një pozicion të përgjegjshëm dhe nivel të marrëdhënieve ndërshtetërore. Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët po largohen. Kombet mbeten”, ishte mesazhi i ministrisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore