Shqipëria

Rama “Arrijnë 7020 doza Pfizer në Shqipëri”


“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri”.

Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e 12 prillit nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook.

“Të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund”.

Për më tepër ai shkruan se “shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria është duke dalë nga tuneli i gjatë i pandemisë”.

“Për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”.

“Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë”, e mbyll Rama.

Fushata e vaksinimit masiv ka nisur më 28 mars.

Që nga fillimi i fushatës deri më tani janë kryer 267 mijë e 531 vaksinime.

Vetëm gjatë kësaj dite janë vaksinuar 8 mijë e 352 njerëz. Si dhe ka nisur vaksinimi tek moshat +60 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore