Shqipëria

Rama në Berat: 94% e shërbimeve digjitale


Gjatë ditës së sotme, më 26 shkurt, në Berat, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi në një bashkëbisedim online me qytetarët. Në këtë takim ishte i pranishëm dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisi, Blendi Klosi dhe Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo.

Rijetëzimi i qytetit të Beratit

Kryeministri pohoi se janë katërfishuar kapacitetet e pritjeve në Berat, gjatë tetë viteve të fundit.

Rama tha se kur qeveria mori detyrën Berati dhe Gjirokastra rrezikonin të humbin mbështetjen e UNESCO-s, pasi ishin në rrezik të lartë dhe pjesë e listës së zezë.

“Rilindja Urbane ka dhënë efekte të dukshme. Janë sot 350 dhoma më shumë për pritjen e turistëve. Gjatë periudhës 2014-2020, ka pasur 500 mijë vizitorë, plot gjysmë milioni”.

Kryeministri la të hapur mundësinë e rihapjes së fluturimeve me Britaninë e Madhe. Sipas një biznesmeni të zonës, këta të fundit janë turistët kryesorë në Berat.

Rama vizitoi edhe muzeun etnografik të Beratit, i cili ka njohur një rritje të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Kreu i qeverisë tha se kur qeveria mori detyrën Berati dhe Gjirokastra rrezikonin të humbin mbështetjen e UNESCO-s, pasi ishin në rrezik të lartë dhe pjesë e listës së zezë.

Kryeministri shtoi se puna duhet të vijojë, duke përmendur faktin vendi ka kaluar dy goditje shumë të rënda. Tërmetin dhe pandeminë.

Përse Rama e kërkon një mandat të tretë?

“Mandati i tretë nuk është për mua. Mandati i tretë është për ata që duan më shumë dhe për ata që duan që punët të mbarojnë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama nuk i kurseu batutat për  kryetarin Partisë Demokratike(PD), Lulzim Basha apo për  ish-kryetarin e PD-së, Sali Berishën si dhe për Monika Kryemadhin.

“Më shumë se sa studimi në perëndim, lideri i ri ka në biografinë e tij tramvajin e Tiranës. Tramvajin Tiranë-Kamëz. Është e njëjta frymë politike”.

Në raport me zgjedhjet e 25 prillit ai tha se nuk bëhet fjalë për të zgjedhur një alternativë, por bëhet fjalë për t`u kthyer mbrapa.

“Të mos harrojmë që nuk kemi pasur dy mandate të plota. Një gjysmë mandati ka qenë i jashtëzakonshëm”, shtoi kryeministri.

Procesi i digjitalizimit të shërbimeve dhe zhvillimi rural i Beratit

Rama u shpreh edhe për procesin e digjitalizimit të shërbimeve nga qeveria.

“Po mbyllim rreth 900 ndërveprime mes qytetarëve dhe shtetit që janë kthyer online. 94% e të gjitha shërbimeve që jep Republika e Shqipërisë për qytetarët do të jenë online”.

Përpos zhvillimit turistik Berati ka mundësi për një zhvillim rural. Kryeministri përmbylli duke thënë se janë mbi 11 mijë subjekte në zonën rurale që janë mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë  nga AZHBR-ja dhe që kanë nevojë për t`i çuar gjërat përpara.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore