Shqipëria

Rama: 50 mijë doza Sputnik V brenda 10 ditëve


Kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka njoftuar se është arritur marrëveshja për të sjellë në Shqipëri 50 mijë doza të vaksinës Sputnik V.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në median sociale Facebook.

“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjelllë në Shqipëri 50 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve”.

Për më tepër ai shkruan se Shqipëria do ta fitojë këtë luftë me armikun e padukshëm.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, e mbyll postimin Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore