Shqipëria

Rama: 300 mijë qytetarë të mbështetur me pagë lufte


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar, të martën në një komunikim me gazetarët, se Qeveria ka mbështetur me pagë lufte 300 mijë qytetarë në Shqipëri.

“Janë afro 300 mijë qytetarë që kanë përfituar direkt pagë lufte nga paketa e parë apo nga paketa e dytë e ndihmës”, është shprehur Rama.

Gjithashtu, përsa i përket biznesit të vogël, ai ka deklaruar se “ka patur ndihma direkte ku u është hequr taksa mbi fitimin”.

Kjo mbështetje “e ka bërë Shqipërinë, të vetmin vend në rajon, me zero taksë mbi fitimin për biznesin e vogël dhe zero TVSH për biznese të vogla, me një xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit”, është shprehur Rama.

Sipas Vendimit të Qeverisë për ndryshime në Ligjin Nr. 8438, Datë 28.12.1998, të Nenit 16 dhe Nenit 28, bizneset e vogla, nga 0 deri në 14 milionë lekë, do ta kenë zero tatim fitimin, ndërsa bizneset e mëdha, pra, me të ardhura mbi 14 milionë lekë, do të paguajnë tatim-fitim prej 15%. Ky vendim hyn në fuqi me datë 1 janar 2021.

Deri më tani, në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk ka patur programe të reja apo deklarata nga autoritetet përgjegjëse për shkurtim apo heqje të taksës së fitimit për bizneset e vogla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore