Lajme

Rama: 250 mijë Euro ndihmë për Kroacinë pas tërmetit


Pas tërmetit tragjik, më 29 nëntor Kryeministi i Shqipërisë Edi Rama i shprehu solidaritetin e tij  presidentit kroat Zoran Milanović  dhe kryeminstrit kroat Andrej Plenković.

 

Qeveria shqiptare i  ka dhuruar 250 mijë euro Kroacisë, në formën e ndihmës pas tërmetit tragjik që i mori jetën shtatë personave dhe plagosi dhjetëra të tjera.  Lajmin e ka bërë të ditur Rama, në Twitter.

Sapo nënshkrova  dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për t`i dhuruar 250 mijë Euro Kroacisë vëllazërore, për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas #tërmetit shkatërrues! #Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne, në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan kryeministri./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore