Shqipëria

Rama: 23 mijë vaksina Pfizer, brenda muajit prill


Kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mëngjesin e 2 prillit, deklaroi se brenda muajit prill do të mbërrijnë në Shqipëri 23 mijë doza vaksine Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook.

“Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera Pfizer”.

Për më tepër, Rama shkruan se me vaksinimin masiv do të lehtësohet dhe sezoni turistik.

“Do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Evropë, për volumin e vaksinimit. Do ta nxjerrim jashtë armikun e padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, e mbyll postimin kryeministri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore