Sport

Rakitiç Messi-t: Unë kam një trofe që nuk do ta kesh kurrë


Ish-mesfushori i Barcelona-s, Ivan Rakitiç, i ka “dërguar” një mesazh në formën e shakasë ish-kapitenit të tij, Lionel Messi-t.

Sevilla është eleminuar nga Barcelona në gjysmë finalen e Kupës së Mbretit, por Rakitiç-i nuk mban inat, në fakt ai ka zbuluar një rast kur bëri shaka me Messi-n për trofeun që ky i fundit nuk do ta fitojë kurrë.

Gjatë karrierës së tij Messi ka ngritur shumë trofe, duke përfshirë 10 tituj të La Ligës, katër Liga të Kampionëve dhe gjashtë herë Topin e Artë.

“Unë isha duke folur me Messi-n dhe i thashë, ‘ju i keni fituar të gjitha, keni shënuar gjithë këta gola’, por unë i thashtë, unë kam fituar një trofe që nuk do ta kesh kurrë”, tha Rakitiç-i për LaLiga TV.

“Ju kurrë nuk do të fitoni Ligën e Europës”.

Dhe duke parë kohën e tij me Barcelona-n, Rakitiç-i ishte plot lëvdata për ish-shokët e tij të skuadrës, me të cilët fitoi, katër La Liga, një Ligë të Kampionëve dhe katër Kupa të Mbretit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore