Kosova

Rakiç përfaqëson Serbinë në Kinë: Rroftë miqësia e çeliktë serbo – kineze


Kryetari i Listës Serbe – partia e serbëve në Kosovë, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se po qëndron në vizitë zyrtare në Kinë; si pjesë e delegacionit të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rakiç përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku është takuar me zyrtarë të partisë komuniste kineze.

“Delegacioni i Republikës së Serbisë në vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës dhe Partinë Komuniste kineze”, ka shkruar Rakiç në Facebook, derisa ka shtuar edhe disa fotografi nga kjo vizitë.

“Rroftë miqësia e çeliktë serbo – kineze”, ka përfunduar ai.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe monument

Ndryshe, Rakiç përkundër se ka qenë deputet i kuvendit të Kosovës, dhe ministër në qeverinë e Kosovës, ai vazhdon qasjen e tij destruktive ndaj shtetit të Kosovës, duke i shërbyer kështu interesave të shtetit serb.

Madje, partia që ai e udhëheqë është e dirigjuar drejtpërdrejtë nga shteti serb, përkatësisht presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Po ashtu, Serbia është nga vendet e pakta në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Federatës Ruse, pas agresionit të saj në Ukrainë.

Vendet Perëndimore vazhdimisht kanë bërë thirrje që Serbia ta ndjekë linjën e tyre sa i përket politikave të saj në raport me Kinën dhe Rusinë, mirëpo ata po refuzojnë që ta bëjnë një gjë të tillë.

Ndërsa, paara dy ditësh eurodeputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, i bëri thirrje Serbisë dhe presidentit të saj që të rreshtohet nga Perëndimi, në këtë mënyrë të mos i shërbejë interesave ruso-kineze.

Viola von Cramon

“Ne nuk duam ndikimin e Kinës nëpërmjet Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Ne e kemi të qartë se duam që Serbia të kthehet drejt Perëndimit, por jo vetëm për financat, por edhe politikisht”, tha ajo

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore