Lajme

Rakiç: Nëse s’ka Asociacion këtë vit, ne tërhiqemi nga institucionet


Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç

Në një konference të jashtëzakonshme të Kryetarit të Listës Serbe (LS), Goran Rakiç, i cili njëherit është edhe Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se serbët dhe Lista Serbe do të participojnë në zgjedhjet lokale të së dielës, sepse sipas tij këto zgjedhje do të përcaktojnë fatin dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicën serbe në Kosovë (AKS).

Ai ka kërcënuar, se nëse nuk themelohet AKS deri në fund të vitit, Lista Serbe dhe serbët do të bojkotojnë institucionet e Kosovës.

“Nëse bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për formimin e AKS-së nuk fillojnë muajin e ardhshëm, tani po i informoj të gjithë faktorët përkatës, kryesisht qytetarët tanë, se ne do të lëmë pozicionet tona dhe do të japim dorëheqjen (nga Institucionet e Republikës së Kosovës)”, ka deklaruar Rakiç.

Rakiç, iu është drejtuar qytetarëve serb duke ju bërë thirrje atyre që të shkojnë në votime në Kosovë sa më shumë që të jetë e mundur, sepse e ardhmja e AKS-së varet nga kjo.

Ai ka treguar se gjatë ditës ka zhvilluar edhe një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa bisedën e ka cilësuar si ”jashtëzakonisht të vështirë”.

Tutje Rakiç është shprehur se “dikush gjithmonë dëshiron të akuzojë serbët dhe Serbinë se nuk respektojnë Marrëveshjen e Brukselit”, porse “kjo është një nga arsyet pse ne do të shkojmë në zgjedhje”.

Ai gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që fillimi i bisedimeve të përcaktohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe se ky është premtimi jonë për serbët në Veri.

“Fundi i vitit është afati i fundit kur duhet të formohet AKS. Është premtim për njerëzit tanë është në Veri. Kërkoj falje sepse nuk i urova Sofronijeviçit një shërim të shpejtë në fillim. Ju urojmë shërim të shpejtë. Sipas informacioneve të fundit, ai do të transferohet në Beograd për mjekim”, është shprehur Rakiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore