Pajisje

Raketa e Virgin Orbit hyn në orbitë


Virgin Orbit, kompani e teknologjisë hapësinore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmbushi me sukses hedhjen në orbitë të raketës 70 metërshe duke shënuar nisjen e parë të raketave me bazë në California.

Sipas CNN, agjensi lajmesh, 747-a e Virgin Orbit u nis nga California rreth orës 10:30 të mëngjesit të ditës së dielë me raketën e quajtur LauncherOne të vendosur poshtë krahut të majtë të avionit. Ai fluturoi mbi Oqeanin Paqësor duke liruar LauncherOne dhe duke lejuar atë të ndezë motorin e raketave me 17 mijë milje në orë.

“Në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe të figurshëm, kjo është milje përtej nga sa kemi arritur në Demon e parë të Launch”, ka deklaruar kompania në Twitter.

CNN shpjegon se raketa fluturoi me një grup satelitësh të vegjël në emër të programit të NASA-s, Launch of Nanosatellites. Ky program lejon që nxënësit e shkollës së mesme dhe ata të kolegjit, të projektojnë dhe mbledhin satelitë të vegjël që NASA i paguan për t’i lëshuar në hapësirë.

Gjithsej ishin nëntë satelitë të vegjël përfshirë satelitin e monitorimit të temperaturës nga Universiteti i Colorado-s, një satelit që do të studiojë se si grimcat e vogla përplasen në hapësirë nga Universiteti i Florida-s Qëndrore dhe një satelit eksperimental për zbulimin e rrezatimit nga Universiteti i Luizianës.

Përpjekja e parë e Virgin Orbit për të vendosur një raketë në orbitë dështoi pasi LauncherOne keqfunksionoi menjëherë pas lëshimit dhe fluturimi u ndërpre.

Në vitin 2017 Virgin Orbit është larguar nga kompania Virgin Galactic e cila është e fokusuar në fluturimin hapësinor njerëzor suborbital.

Kompanitë e teknologjisë hapësinore në SHBA nuk i kanë ndërprerë projektet për shkak të pandemisë pasi operacionet hapësinore janë konsideruar nga qeveria pjesë e “infrasteukturës kritike” të vendit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore