Përballje

Rahoveci triumfon ndaj Sigal Prishtinës


Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 93:76, në kuadër të javës së 12-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe gjatë gjithë çerekut të parë, herë njëra skuadër kalonte në epërsi dhe herë tjetra, pa arritur të shkëputeshin në rezultat, ndërsa kjo pjesë përfundon me rezultat 26:24.

Në periudhën e dytë më të mirë ishin vendasit, që ishin në epërsi konstante, kurse në fund të pjesës së parë arritën epërsinë më të lartë 47:36, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 47:38.

Vendasit për një nuancë ishin më të mira edhe në periodën e tretë, duke mos lënë prishtinasit të afroheshin në rezultat, kurse epërsinë më të lartë e arritën në 16 pikë, 63:47, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 66:53.

Vreshtarët menaxhuan lojën në dhjetë minutat e fundit, duke shënuar fitore me rezultat 93:76.

Te Rahoveci u dallua Milik Yarbough me 20 pikë e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Jan Palokaj me 18 pikë.

Rahoveci ka tri fitore dhe nëntë humbje, kurse Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore