Përballje

Rahoveci merr fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit


Rahoveci ka shënuar fitore shumë të vlefshme dhe në një përballje tejet interesante ka mundur Bashkimin 98:95, në xhiron e 11-të të Prince Caffe Superligës.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, vendasit të përkrahur nga publiku e nisën shumë më mirë, duke pasur 15 pikë epërsi në çerekun e parë, 28:13, ndërsa këtë pjesë e fituan 33:21.

Periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, me rahovecasit që disa herë ishin në epërsi deri në 16 pikë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 49:37.

Rahovecasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku thelluan epërsinë edhe më shumë, që arriti deri në 18 pikë, 65:47, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 76:62.

Por, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe në dhjetë minutat e fundit, ndodhi rikthimi i madh.

Me një seri të jashtëzakonshme, mysafirët katër minuta nga fundi kaluan për herë të parë në epërsi 84:86, e më pas ngritën epërsinë në 86:91, por tetë pikë radhazi nga vendasit bënë që sërish të kalojnë në epërsi 94:91, dhe deri në fund u zhvillua lojë interesante, duke triumfuar 98:95.

Te Rahoveci u dalluan Chris Seeley me 19 pikë, tetë kërcime e pesë asistime, Jahi Carson me 21 pikë dhe Edmond Kryeziu me 17, kurse te prizrenasit më i miri ishte Couris Jones me 30 pikë e pesë kërcime dhe Fahro Alihoxhiq me 19 pikë e pesë kërcime.

Vreshtarët kanë dy fitore e nëntë humbje, kurse Portokallezinjtë katër fitore e shtatë humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore