Sport

Raheem Sterling në radarin e Barcelonës


Gazeta “Sport in Spain” raporton se Barcelona mund ta bëjë Raheem Sterling-un objektivin e tyre numër 1 të transferimit në janar.

Sterling, i cili u emërua në Ekipin e Turneut në Euro 2020, ka qenë në 11-shen startuese vetëm një lojë për Manchester City këtë sezon në humbjen 1-0 në Tottenham në fundjavën e parë.

Raporti thotë se 26-vjeçari Sterling, po synohet si huazim dhe ata besojnë se ai mund të i ndihmojë shumë ekipit të Barcelonës.

Sterling nuk u inkuadronte shpesh në 11-shen startuese të Cityt në fund të sezonit të kaluar dhe u lidh me një largim para ndeshjeve të paharrueshme për Anglinë Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore