Lajme

Rafineria më e madhe e naftës në Siberi përfshihet nga flakët


Një zjarr shpërtheu në territorin e kompanisë petrokimike Angara në rajonin e Irkutsk-it, njoftoi Ministria lokale e Situatave Emergjente.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore “RIA Novosti”.

Zjarri u raportua në orën 9 të mëngjesit me orën lokale dhe u shua nga më shumë se 100 persona dhe 25 pajisje deri në orën 13:17.

Nuk raportohet për viktima.

Shkaku i zjarrit nuk bëhet me dije, autoritetet kanë krijuar një komision të posaçëm dhe do të studiojnë se përse ka marrë flakë impianti.

“Angarsk Petrochemical Company” (pjesë e strukturës së “Rosneft”) është ndërmarrja më e madhe në Siberinë Lindore për prodhimin e produkteve të naftës dhe petrokimikeve.

Kapaciteti i saj i projektimit është 10.2 milionë ton naftë në vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore