Sport

Rafael Nadal jashtë Australian Open


Rafael Nadal u eleminua në mënyrë sensacionale në çerekfinalet e Australian Open.

Spanjolli u mund në pesë sete nga Stefanos Tsitsipas, i cili fitoi 3-6, 2-6, 7-6, 6-4, 7-5 pas një beteje që zgjati mbi katër orë.

Kjo është hera e dytë që Majorcan-i, në një Grand Slam, pasi merr dy setet e para humbet ndeshjen.

Tjetra e mëparshme daton në US Open 2015 me Fabio Fognini.

Stefanos Tsisipas

Për grekun Tsitsipas kjo është gjysmë-finalja e dytë në Melbourne, pas asaj në vitin 2019, kur ai u mund nga Nadal.

Numri 2 në botë, pesë herë finalist në këtë turne (i fundit në 2019), ku ka triumfoi në 2009, e sheh rekordin e 21 titujve të Grand Slam të zhdukur.

Ndërsa fitoi dy setet e para dhe e kishte ndeshjen në kontrollin, Rafa pësoi rikthimin e furishëm të Tsitsipas (12 vjet më i ri se Nadal), që nuk sfidon kurrë: një barazim dhe një pushim në setin e katërt e çon lojën në setin e pestë që mbyllet 7-5 për Tsitsipas, i cili fiton krejt ndeshjen 3-2 dhe do të përballet në gjysmëfinale me Daniil Medvedev.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore