Lajme

Raduloviç: “Malit të Zi për të zhbllokuar ngërrçin institucional, i duhen së paku 49 deputet pro-evropinë”


Branislav Raduloviç, Kryetar i Shoqatës së Juristëve dhe profesori universitar malazias

“Mazhoranca pro-evropiane në Mal të Zi e ka obligim të sigurojë rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në mënyrë që të zhbllokohen institucionet e “bllokuara”, Mali i Zi duhet të ketë së paku 49 deputetë të cilët mund të sigurojnë që Këshilli Gjyqësor të jetë kompletuar, të zgjidhen prokurorët kryesorë, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, si parakusht për ndërtimin e një shteti k sundon ligji, për të cilin BE insiston”,

Kështu vlerëson Branislav Raduloviç, Kryetar i Shoqatës së Juristëve dhe profesori universitar malazias, në një intervistë për për Cafe de Montenegro.

Raduloviç thotë se “nëse nuk konstituohet një shumicë e qëndrueshme politike parlamentare në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër kohore, e vetmja zgjedhje reale në shoqëritë demokratike është që Kuvendi të shkurtojë mandatin e tij dhe t’ua kthejë të drejtën për të vendosur qytetarëve si bartës të sovranitetit”.

“Mali i Zi ka qenë në një krizë institucionale për një kohë të gjatë, e cila është pasojë e drejtpërdrejtë e asaj politike. Me kalimin e mëtejshëm të kohës dhe pa ndryshuar modelin aktual të sjelljes së aktorëve politikë, kriza vetëm sa do të bëhet më e madhe dhe do të duhet më shumë kohë dhe përpjekje për ta zgjidhur atë”.

“zgjidhja është në dialogun politik”, konsideron Raduloviç, si dge “një përcaktim të qartë të disa pikave kyçe të interesit publik që duhet të trajtohen me prioritet. Subjektet që e njohin këtë dhe bëjnë të mundur daljen nga ky pozicion “ngërç” sigurisht që mund të llogarisin në ruajtjen ose rritjen e mëtejshme të mbështetjes publike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore