Shqipëria

Radhë e gjatë në Kakavijë, shkak mungesa e sporteleve greke


Radha e gjatë kilometrike e krijuar në Kakavijë nga pushuesit që janë drejtuar për në Shqipëri, është krijuar për shkak se pala greke po punon vetëm me dy sportele në hyrje dhe dy në dalje.

Sipas burimeve, në pjesën greke ka pasur radhë automjetesh që në orët e para të mëngjesit, ndërsa tani është shtuar më shumë.

Nga ana tjetër, pala shqiptare po punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje.

“Për të ardhur në ndihmë, punonjësit e Doganës kanë shpërndarë ujë të ftohtë për qytetarët. Me përkushtim, profesionalizëm dhe efikasitet të gjitha strukturat doganore në pikat kufitare, po punojnë në funksion të rritjes së intensitetit të pasagjerëve dhe fluksit të turistëve gjatë këtij sezoni veror”, shkruan Dogaan në median sociale Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore